Prezantuesit

Iva Tiço

Prezantuesit

Iva Tico

Iva Tiço, ka lindur më 1 Qershor 1976 dhe në 1998, menjëherë pas diplomimit, nis punë si gazetare pranë Gazetes Shqiptare. Më vonë karriera e saj do të vazhdojë me gazetat Shekulli, Korrieri, Dita dhe në 2003 me Revistën Klan. Eksperienca e saj në këtë revistë do të pasonte më pas me postin e Kryeredaktores së Revistës Jeta, detyrë të cilën do ta mbante për më shumë se 4 vjet. Në të njëjtën kohë Iva Tiço nis edhe karrierën në administratën shtetërore, si Zëdhënëse e Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës dhe pas rikompozimit të kabinetit qeveritar, si zëdhënëse e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Pjesëmarrja në jurinë e Dancing nuk ishte eksperienca e saj e parë televizive – tre vjet më parë ajo ishte anetarë e jurisë së një formati të ngjashëm “C’est la vie”, ku vipat sfidonin njëri tjetrin si këngëtar. Tashmë Iva është prezantuese në një nga emisionet më të ndjekura në platformën Tring, Sot po kaloj nga ty.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

On air:Arti i mbijetesës
Me pas:Të udhëtosh me stil

SOT NE LIVING HD

  • Recetat italiane të Xhejmit 01:18
  • Një arkitekte nëper panaire 01:43
  • Shije Spanjolle 01:59
  • Hotelet e ëndrrave 02:19
  • Të vërtetat mbi ushqimin 03:18
  • Kundalini Yoga 04:17
  • Ditë e re, peshk i ri 04:55